Allegri: Ka edhe tifozë të kënaqur me mua

Futboll

Allegri: Ka edhe tifozë të kënaqur me mua

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 12:55
Masimiliano Allegri

Juventusi luan nesër ndeshjen e fundit për këtë sezon dhe ka një takim delikat në transfertë ndaj Udinezes.

Në prag të këtij takimi, para mediave doli trajneri Masimiliano Allegri që u ndal te ndeshja dhe te ecuria e këtij sezoni.

Tekniku i bardhezinjve u shpreh se skuadra ka pasur një sezon të vështirë por kjo i ka bërë që të rriten më shumë në aspektin e ekuilibrave. I pyetur në lidhje me të ardhmen, ai shtoi se nuk ka pasur qortime nga klubi pasi llogaritë bëhen në fund të sezonit.

“Ky vit na ka ndihmuar shumë që të rritemi në aspektin e ekuilibrave. Pas Udinezes do ta dimë nëse do të jemi në Ligën e Europës apo të Konferencës.

Qortim? Jo, asnjë nuk ka pasur. Në fund të sezonit do të bëjmë bilancet për t’u përmirësuar dhe do të shohim ku kemi gabuar. Pas ndeshjes së fundit, do të nisim projektin për sezonin e ri.

Tifozët? Gjithmonë ka tifozë që janë të pakënaqur por ka edhe tifozë që janë të kënaqur e të lumtur. Ajo që kemi ne në dorë, është që të punojmë me profesionalizëm”, u shpreh Alegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat