Ky është formacioni i Ferizajt para sfidës me Lirinë

Futboll

Ky është formacioni i Ferizajt para sfidës me Lirinë

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 14:18
Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Ferizaj dhe Liria do ta zhvillojnë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, pasi do të përballen në finalen e barazhit.

Ferizaj e mbylli sezonin e rregullt në pozitën e tetë, ndërsa Liria fitoi barazhin e Ligës së Parë ndaj Ulpianës.

Ndeshja mes këtyre dy skuadrave zhvillohet sot nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në këtë takim stadiumi pritet të jetë i stërmbushur, teksa dy tifozeritë “Ujqit” dhe “Arpagjik” priten të jenë në numër jashtëzakonisht të madh.

Fituesi i këtij ballafaqimi do luajë në Superligë edicionin e ardhshëm, teksa humbësi në Ligën e Parë.

Ferizaj: Jovanovski, Cakolli, Halili, Bardhi, Avdulli, Shabani, Sefa, Islami, Krasniqi, Sadriu, Panadiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat