Guardiola: Finalja përcaktohet nga sjellja gjatë nëntëdhjetë minutëshit

Futboll

Guardiola: Finalja përcaktohet nga sjellja gjatë nëntëdhjetë minutëshit

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 18:42
Guardiola

Pep Guardiola konsideron se finalja përcaktohet nga sjellja gjatë nëntëdhjetë minutëshit më shumë se sa nga historia.

City konsiderohet si favorit pas suksesit në Premier League e FA CUP, ndërsa Inter ka fituar Kupën e Italisë e poashtu ashtu Superkupën e Italisë. Dy skuadrat do të takohen të shtunën në Stamboll.  

"Është një ëndërr të jesh këtu, dy vjet më parë ishim, por në një situatë tjetër," u ka thënë Guardiola gazetarëve. 

"Është një ndeshje e veçantë.

Nuk ka të bëjë me historinë nëse ata janë më të mirë se ne.

Ka të bëjë me atë që duhet të bësh në nëntëdhjetë minuta për të qenë më i mirë se kundërshtari.

Nuk llogaritet ajo që ke bërë në fazën e grupeve, çerekfinale, sezonin e kaluar, Premier League ose FA Cup".

Spanjolli ka thënë se nuk është e lehtë të thyesh sistemin mbrojtës të Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat