Vjen reagimi i Bennacer

Futboll

Vjen reagimi i Bennacer

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 19:17
Foto Ilustrim

Pas Paolo Maldinit, Milani mbyll zyrtarisht raportin edhe me drejtorin sportiv, krahun e djathte te legjendes kuqezi, Ricky Massara. Frederic Massara sapo ka marrë njoftimin zyrtar për lamtumirën e tij me Milanin.

Drejtori sportiv kishte mbërritur në klub nëpërmjet Aldo Rossi më 21 qershor 2019 dhe kontribuoi, me profesionalizmin e tij të madh dhe kompetencën e tij të njohur, në fitoren e Scudetto-s sezonin e kaluar dhe në të gjitha rezultatet pozitive të kuqezinjve në 4 vitet e fundit në përkrah Paolo Maldinit.

Komunikata per shtyp: “AC Milan njofton se Frederic Massara përfundon mandatin e tij në klub. Falenderojmë Rickin për kontributin e tij në projektin e rritjes së Milanit ndër vite.”

Sakaq, direkt ka ardhur komunikata e Bennacer. “Paolo, Ricky, Dua t’ju falënderoj për gjithçka që keni bërë për AC Milan dhe për mua. Faleminderit për besimin që më keni treguar në vitin 2019, duke me hapur dyert e këtij klubi të madh që është Milani. Më keni ndihmuar të rritem, të zhvillohem.

Pasioni, disiplina dhe përkushtimi juaj ndaj klubit na kanë frymëzuar dhe do të vazhdojnë ta bëjnë çdo ditë. Ju uroj me te mirat per te ardhmen".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat