Benzema thotë se “feja” ishte elementi kryesor pse kaloi në futbollin saudit

Futboll

Benzema thotë se “feja” ishte elementi kryesor pse kaloi në futbollin saudit

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 19:07
Benzema

Karim Benzema ka thënë se feja e tij ishte faktori kryesor pse ju bashkuar skuadrës saudite Al – Ittihad

35 vjeçari ju bashkua kampionëve saudit në një kontratë tri vjeçar pasi vendosi që të largohej nga Real Madrid në fund të kontratës së tij. Sulmuesi do të fitojë rreth 200 milionë euro për sezon në Lindjen e Mesme, por ai thotë se për vendimin e tij ka marrë parasysh disa gjëra tjera para parave.

I pyetur se pse ai zgjodhi të kalojë në Arabi Saudite, francezi tha se të qenit musliman e bëri këtë. “Mirë, për shkak se unë jam mysliman dhe ky është një vend mysliman dhe që gjithmonë kam dashur të jetojë këtu”, është përgjigjur ai për kanalin zyrtar të klubit.

Ish ylli i Madridit dhe Lyonit po ashtu sheh potencial në rritje të Pro Ligës Saudite dhe shpreson që ta ndihmojë të ngritët bashkë me ish shokun e tij Cristiano Ronaldo, i cili ju bashkua Al-Nassr në fillim të këtij viti.

“Jam gati për ta treguar talentin tim në këtë sfidë të re, ka kaq shumë emra të mëdhenj të futbollit që luajnë në këtë ligë – Cristiano Ronaldo dhe tani unë”, tha ai. “Kështu që, është shumë e rëndësishme për të treguar që futbolli saudit mund të këtë ndikim global, për shkak se nuk është se këtu nuk luhet mirë, unë do të sjell sukses ashtu si në Europë dhe do të luajë njëjtë siç kam bërë me Real Madridin”.

“Ronaldo është shoku i ime dhe ai është këtu. Është e mahnitshme ta shoh atë në Arabinë Saudite, po ashtu ai prezanton një epokë të re të futbollit në këtë vend dhe sheh progresin që po ndodh këtu, i cili është i rëndësishëm për nivelin ndërkombëtarë”, shtoi ai.

Benzema kalimin e plotë në Arabi Saudite do ta bëjë në Al-Ittihad më 1 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat