Tirana, Vllaznia dhe Egnatia njohin kundërshtarët e tyre

Futboll

Tirana, Vllaznia dhe Egnatia njohin kundërshtarët e tyre

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 15:32
Vazo e shorti

Pas përfundimit të shortit të Champions League, aty ku Partizani njohu kundërshtarin e tij, tashmë është radha që në Nyon të Zvicrës, Tirana, Vllaznia dhe Egnatia të njohin kundërshtarët e tyre për në Conference league.

Tirana u rendit në vendin e dytë në kampionat dhe koeficienti që skuadra ka, ka bërë që të jetë në vazon e ekipeve jo favorite dhe në turin e parë e pret një short i vështirë, megjithëse në vazon e skuadrave favorite ka edhe skuadra që nuk trembin.

Egnatia e Vllaznia u renditën në vendin e tretë dhe të katërt në kampionat, teksa rrogozhinasit fituan edhe Kupën e Shqipërisë.

Ndërkohë, koeficienti i tyre nuk i lejon që të kenë një rival të lehtë, duke qenë se vazon e skuadrave jo favorite.

Kundërshtarët e tre ekipeve shqiptare:

TIRANA – DINAMO BATUMI

ARARAT – EGNATIA

LIENDEFILD – VLLAZNIA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat