Mbrojtësi shqiptar firmos kontratë 3-vjeçare

Futboll

Mbrojtësi shqiptar firmos kontratë 3-vjeçare

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 20:52
Kristian Shiba

Mbrojtësi shqiptar, Kristian Shiba, i cili ka veshur 8 herë fanellën e Kombëtares U-19, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke u transferuar te skuadra e Sudtirolit në Serinë B.

22-vjeçari i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Pontederës në Serinë C, ka firmosur ditën e sotme kontratë 3-vjeçare me skuadrën e re.  

Vlen të theksohet se sezonin që sapo u mbyll, Sudtiroli, i shkoi shumë pranë ngjitjes në Serinë A.

Ekipi i ri i Shibës, u rendit në vendin e gjashtë në Serinë B, teksa shkuan deri në gjysmëfinalen e “play-off”-it, duke u eliminuar nga Bari.  

Lajmin për afrimin e shqiptarit Kristian Shiba, klubi i Serisë B, e konfirmoi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat