Shkëlqimi në Champions

Futboll

Shkëlqimi në Champions

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 00:59
Tedi Cara

Partizani i Tiranës afroi disa lojtarë në këtë verë për të forcuar skuadrën, por duket se ata që ishin do të vazhdojnë të mbajnë mbi shpinë ekipin dhe të përpiqen të dërgojnë ekipin përpara në këtë aventurë europiane.

Tedi Cara është emri i momentit dhe një nga figurat më të shquara në kompeticionet europiane për Partizanin.

Për sezonin e tretë radhazi kavajasi arriti të gjejë golin. Tre golat e shkuar ishin shënuar në Ligën e Konferencës, kur kishin ndëshkuar dy herë moldavët e Sfintul George, një herë gjeorgjianët e Saburtalos në sezonin e kaluar.

Ai ndaj BATE Borisovit ishte i katërti në kompeticionet europiane për Carën, i cili bashkë me Stenio Zhuniorin, është golashënuesi më i mirë në historinë e Partizanit në Europë, me nga katër gola. Në ndeshjet e radhës kavajasi ka shansin të zbresë brazilianin nga froni dhe të mbajë i vetëm kurorën e goleadorit të betejave europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat