Del Piero në jaht

Futboll

Del Piero në jaht

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 12:38
Del Piero me partneren e tij

Momente relaksi për Alessandro Del Piero. Ish-kapiteni i Juventusit u kthye nga SHBA dhe u ndal në bregun e Amalfit me familjen e tij. Siç zbulohet nga “Chi”, Del Piero takoi miqtë e tij të përjetshëm, si sipërmarrësi i modës Gianluca Isaia dhe ish-piloti i Ferrarit, Jean Alesi.

Më tej, reagime të fansave ka ngjallur edhe fotografia e publikuar nga Del Piero në Instagram, ku ndodhet në shoqërinë e bashkëshortes së tij, në një varkë.

Simone, për shembull, e quajti kështu rikthimin e Del Pieros me ngjyrat bardhezi:

“Mendoj se shumica e lojtarëve të Juventusit, me të gjitha gjërat që duhej të shikonin në këtë foto, së pari të shikojnë këmbët tuaja, duke menduar se sa gola shënoje dhe sa shumë na kënaqje kur ishe te Juve!!! Juventusi ka nevojë për ty si kapiten!!”

Një fans tjetër, Rosario, i lë këtë koment poshtë postimit: “Jam i lumtur të të shoh me pushime, por do të isha edhe më i lumtur nëse do të ishe në Continassa për të ndjekur dhe menaxhuar Juventusin”.

Nuk munguan komentet pozitive për formën e shkëlqyer fizike të shfaqur nga Del Piero, i cili po dashurohet gjithnjë e më shumë nga juventinët nostalgjikë, por jo vetëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat