Muriqi: Nuk largohem

Futboll

Muriqi: Nuk largohem

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 14:17
Muriqi

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi në një intervistë për “Diario de Mallorca”, ka thënë se nuk do të largohet nga Mallorca.

Muriqi, i cili tregoi formë të përkryer në sezonin e fundit me skuadrën spanjolle, vitin e kaluar kishte nënshkruar kontratë afatgjate me Mallorcan.

Ai beson se sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë për të dhe skuadrën spanjolle. Muriqi ëndërron që me Mallorca të luajë në garat evropiane.

“Unë nuk dua të largohem dhe nuk dua që Mallorca të më shesë. Shpresoj ta kemi një vit edhe më të mirë. Do të ishte një ëndërr ta fitojmë Copa del Rey dhe të luajmë në Evropë”, ka thënë Muriqi.

Sulmuesi dardan kampionatin e kaluar kishte shënuar 15 gola. Ish-futbollisti i Fenerbahçes dhe të Lazios, raportohet se është në shënjestër të klubeve nga La Liga, Premier Leagu, Serie A dhe Turqi.

Mirëpo, Muriqi është i vendosur që karrierën ta vazhdojë tek Mallorca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat