Ofertë sheikësh për Taulant Seferin

Futboll

Ofertë sheikësh për Taulant Seferin

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 23:38
Taulant Seferi

Taulant Seferi mund t’i japë lamtumirën kampionatit ukrainas dhe të nisë një etapë të re të karrierës së tij.

Futbollisti ka shkëlqyer në edicionin e fundit me Vorskla Poltava dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të tjera, që janë gati të paguajnë për kartonin e tij.

“Panorama Sport” ka mësuar se oferta që ka marrë së fundmi Seferi vjen nga një vend i Lindjes së Mesme, më saktësisht nga Emiratet e bashkuara Arabe.

Atje, klubi i Banijas, është gati të blejë kartonin e tij nga ukrainasit, duke transferuar sulmuesin e Kombëtares shqiptare për fillimin e sezonit të ri.

Klubi i cili ka qendrën në Abu Dabi, ka president sheikun Saif bin Zayed Al Nahyan, i cili është njëkohësisht edhe Ministër i Brendshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe zëvendëskryeministër. Investimet për klubin nuk mungojnë dhe tashmë duket se ai kërkon një lojtar që të bëjë diferencën në vijën e sulmit, duke piketuar pikërisht Seferin, për të synuar objektiva më prestigjiozë, si fitorja për herë të parë e kampionatit në Emiratet Arabe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat