Sfida Besiktas - Tirana, gjyqtarë gjermanë për aktin e parë

Futboll

Sfida Besiktas - Tirana, gjyqtarë gjermanë për aktin e parë

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 11:54
Tirana

Për sfidën mes Tiranës dhe Besiktas në Turqi, UEFA ka publikuar edhe gjyqtarët e ndeshjes.

Më 27 korrik do të arbitrojnë sfidën e Stambollit një katërshe gjermane.

Kryesor është Daniel Schlager, i cili më parë ka gjykuar Ballkanin në grupet e Ligës së Konferencës dhe sfidën mes Moldavisë dhe Republikës Çeke të grupit aktual ku luan Shqipëria.

Ndihmës Vaschitzki, Arno Blos dhe Tobias Reichel.

Nga ana tjetër, edhe në baste turqit janë favoritë.

Fitorja kuotohet 1.37. Barazimi është 5.20, ndërsa fitorja e Tiranës vlerësohet 7.90. Ndeshja luhet në Stamboll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat