Roma rikuperon lojtarin, mund të luajë ndaj Partizanit

Futboll

Roma rikuperon lojtarin, mund të luajë ndaj Partizanit

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:10
Mourinho gjatë stërvitjes

Mediet italiane kanë bërë me dije mëngjesin e sotëm se sulmuesi argjentinas ka lënë pas dëmtimin muskulor që pësoi në miqësoren përballë Toulouse dhe po përgatitet që të rikthehet në stërvitje me regjim të plotë.

Sipas medieve fqinje Dybala kishte lodhje të muskujve të këmbës për shkak të mbingarkesës gjatë kësaj faze përgatitore.

Ditën e sotme do të shikohet nëse Dybala do të jetë me pjesën tjetër të lojtarëve në Trigoria.

Në rast se rikuperohet plotësisht atëherë mendohet se Mourinho do ta grumbullojë për duelin me Partizanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat