Messias largohet nga Milan-i

Futboll

Messias largohet nga Milan-i

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 19:22
Messias

Milan-i ishte një nga protagonistët e padiskutueshëm të merkatos së  verës.

Drejtuesit kanë realizuar shumë goditje të rëndësishme për të ndjekur titullin; tani, megjithatë, ai duhet të punojë edhe për transferimet.

Dhe një shitje është në rrugë e sipër. Junior Messias do të largohet nga Milanello. Pasi zbriti përsëri në hierarki pas ardhjes së Pulisic dhe Chukwueze, braziliani ka gjetur një shtëpi të re.

Ai do të transferohet te Genoa, ekip ambicioz i sapo ngjitur në Serinë A që dëshiron të qëndrojë në kategorinë kryesore të futbollit italian dhe konkretisht po forcohet.

Pas 8 goditjeve të ardhura që ndryshuan fytyrën e skuadrës së Stefano Piolit, Furlani dhe Moncada janë fokusuar te largimet.

Pasi të jetë zyrtarizuar situata e Messia-s, duhet zgjidhur situata e disa lojtarëve të tjerë. Mbi të gjitha Charles De Ketelaere, i cili dukej pranë nënshkrimit me Atalantën. Megjithatë, kërkesat e futbollistit dhe përfaqësuesve të tij e kanë ngadalësuar negocimin, i cili është ende larg përfundimit.

Në paketën mbrojtëse, pas huazimit të Matteo Gabbia te Villareal, dyshimet në lidhje me të ardhmen e Fode Ballo-Tourè mbeten për t’u zgjidhur.

Mbrojtësi i majtë, i cili u la jashtë turneut në Shtetet e Bashkuara, përfundoi në merkato, por refuzoi ofertat nga Gjermania, duke bllokuar krahun e majtë të Milan-it.

Situatë e vështirë edhe ajo e Mattia Caldara, i kthyer nga huazimi te Spezia dhe jashtë projektit të Pioli-t. Në sulmues mbetet mister situata e Divock Origi: Pioli nuk dëshiron ta mbajë, por ofertat janë të pakta, me klubin që shpreson t’i gjejë një ekip në fazën e fundit të kësaj merkatoje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat