Publikohen formacionet e sfidës Bournemouth - Tottenham

Futboll

Publikohen formacionet e sfidës Bournemouth - Tottenham

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 13:36
Formacionet

Në orën 13:30, në “Vitality Stadium”, “qershitë” e Bournemouth do të përballen me londinezët e Tottenham, në përballjen e vlefshme për javën e 3-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Përsa i përket formacioneve, tekniku spanjoll Andoni Iraola ka vendosur t’i rreshtojë “qershitë” e tij, me fomulën 4-2-3-1, ku në portë nuk ka si të mungojë braziliani Neto.

Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Kerkez e Aarons, me qendrën që mbulohet nga Zabarnyi e Kelly. Para mbrojtjes janë vendosur Christie e Rothwell, ndërsa më të avancuar janë Semenyo, Billing e Kulivert, me këta të fundit që do të jenë në ndihmë të sulmuesit të vetëm, Dominic Solanke.

Në krahun tjetër, tekniku Ange Postecoglu i ka rreshtuar djemtë e tij me po të njëjtin formacion si Bournemouth, atë 4-2-3-1, ku në portë është vendosur italiani Vicario. Në krahët e mbrojtjes janë Udogie e Pedro Porro, me qendrën që mbulohet nga Van de Ven e Christian Romero.

Para mbrojtjes janë Yves Bssouma e Sarr, ndërsa Son, Kulusevskie  Maddison kanë për detyrë “furinzimin” me topa të sulmuesit të vetëm, Richarlison.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat