Eden Hazard është i gatshëm të pensionohet nga futbolli

Futboll

Eden Hazard është i gatshëm të pensionohet nga futbolli

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 10:20
Eden Hazard

Eden Hazard mund të vendos për t’u pensionuar nga futbolli.

Belgu mbeti futbollist i lirë këtë verë, pas katër vjetëve të kaluara te Real Madridi.

Ai tërhoqi interesimin e disa klubeve, por ende askush nuk ka arritur që ta bindë për të nënshkruar.

Sipas “FootMercato”, Al-Hilal, një klub nga MLS, Botafogo nga Brazili, si dhe klubet franceze Nice, Marseille e Lille tentuan të nënshkruajnë me Hazardin, por pa sukses.

Synimi i 32-vjeçarit tani thuhet se është të ndalojë gjithçka dhe të tërhiqet nga futbolli – pavarësisht se ata që e rrethojnë po përpiqen ta motivojnë dhe e këshillojnë të vazhdojë.

Madje, një përfaqësuese ka folur pak ditë më parë me klube të mëdha me qendër në Turqi. Kjo përfaqësuese mendon se mund të jetë një sfidë e re interesante për ish-reprezentuesin e Belgjikës.

Por, Hazard për momentin po qëndron i pa lëkundur dhe po shfrytëzon kohën e lirë për të kaluar kohën me familjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat