Shtyhet rikthimi i Alexis Sanchez në Inter

Futboll

Shtyhet rikthimi i Alexis Sanchez në Inter

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 23:44
Alexis Sanchez

Alexis Sanchez është i vetmi futbollist që nuk është rikthyer në Inter nga Kombëtaret për shkak të disa problemeve logjistike që e kanë lënë kilianin në Amerikën e Jugut

Sipas asaj që raporton Sky Sports Italia të enjten në mbrëmje, Sanchez nuk ka qenë në gjendje që të fluturojë për t’u kthyer në Milan në kohë në stërvitje me tërë grupin, të enjten në mbrëmje.

34 vjeçari tani pritet që të rikthehet në Inter të premten, edhe pse ende nuk dihet a do të mund të përfshihet ai në skuadër për derbin kundër Milanit të shtunën.

Ka qenë në mjegull paraqitja e kilianit në Kombëtare, i cili fillimisht nuk ishte përfshirë në stërvitje me Kombëtaren e tij duke humbur kështu ndeshjen e parë kundër Uruguait që u zhvillua të shtunën e kaluar.

Më vonë, raportohet që Sanchez kishte vuajtur nga një formë e anemisë, edhe pse lajmet thonë se kanë qenë në dijeni për gjendjen e tij shëndetësore para se të nënshkruanin me të duke e transferuar nga Marseille.

Sanchez ishte gati dhe ishte titullar në skuadrën e Kilit për ndeshjen kundër Kolumbisë që u zhvillua të martën e ku ai luajti për 90 minuta, në një ndeshje e cila përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat