Mbrojtësi i Voska Sport, Medin Bajrami, ka folur për faqen zyrtare të klubit lidhur me ndeshjen ndaj Rabotnickit, të dielën, në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup.
Ai ka thënë se janë të përgatitur maksimalishtë për ndeshjen me Rabotnickin, duke shpresuar se do të vazhdojnë me serinë e rezultateve pozitive.
Me kthimin e tij në skuadër Voska Sport ka fituar më shumë siguri në mbrojtje.
Ekipi nga Ohri mori një pikë në Kavadar kundnër Tikveshit (1-1), kurse me Bregallnicën e Shtipit shënuan fitore të pastër prej 2-0.
“Pas atij starti jo pozitiv, tashmë jemi futur në një seri pozitive të rezultateve, të cilat dëshirojmë që ti vazhdojmë.
Të dielën na pret ndeshja me Rabotniçkin, një ndeshje kjo e vështirë, mirëpo si skuadër jemi të përgatitur maksimalisht, mund të them se e kemi shfrytëzuar maksimalisht pauzën dy javore, ashtu që të gatshëm dhe me shumë optimizëm presim këtë duel”, u shpreh Bajrami.
“Normal që arena ‘Todor Proeski’ do të jetë një motiv shtesë për gjithë neve lojtarëve, për tu prezantuar sa më mirë.
Neve si skuadër në çdo moment, në çdo fushë jemi të gatshëm të japim maksimumin, ashtu që një gjë të tillë besojmë se do bëjmë edhe në ndeshjen me Rabotniçkin në stadiumin më të madh në vend”, përfundoi Medin Bajrami.
Ndeshja Rabotnicki-Voska Sport do të luhet të dielën me filim prej orës 15:00.