PSG afër ta ‘blindojë’ talentin e skuadrës

Futboll

PSG afër ta ‘blindojë’ talentin e skuadrës

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:36
Pamje nga ndeshja

Paris Saint-Germain është rrugës së duhur për t’ia vazhduar kontratën sulmuesit Warren Zaire Emery.

Pavarësisht që i ka vetëm 17 vjeç, francezi është bërë një pjesë e rëndësishme e formacionit bazë të Luis Enriques.

Gazetari italian Fabrizio Romano raporton se PSG ka nisur negociatat për të rinovuar kontratën me lojtarin.

“PSG është afër të kompletojë marrëveshjen me Warren Zaire Emery që ta vazhdojë kontratën”.

“Diamanti konsiderohet si fytyra e duhur e projektit.

Marrëveshja e re konsiderohet prioritet”, shkruan Romano.

Emery u kërkuar nga disa klube gjatë afatit kalimtar veror, mirëpo PSG i hodhi poshtë të gjitha ofertat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat