I shpëton pezullimit të gjatë

Futboll

I shpëton pezullimit të gjatë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 21:19
Pamje nga një ndeshje

Majk Menja do të mungojë në ndeshjen e radhës të Milanit, atë ndaj Juventusit në kampionat.

Por për portierin kuqezi kanë ardhur lajme të mira sot nga Komisioni i Disiplinës i Federatës Italiane.

Ky i fundit, ka shmangur një dënim të gjatë për portierin që kreu faull kundër Kaleb Ekuban në ndeshjen ndaj Xhenoas në fundjavë.

Menja doli jashtë zonës për të goditur një top me kokë or më parë goditi me gju ish-sulmuein e Partizanit duke e përplasur në tokë.

Një faull që i solli kartonin e kuq, e për të cilin ai do të humbasë vetëm ndeshjen ndaj Juventusit.

Kjo, për shkak se komisioni në fjalë e ka cilësuar ndërhyrjen e tij “një faull të rëndë loje”.

Kjo do të thoë se ai do të mungojë vetëm për ndeshjen e radhës, siç përkon me karotnin e kuq. Nëse situata do të interpretohej si “sjellje e dhunshme”, atëherë dënimi do të ishte më afatgjartë.

Një vendim që padyshim do t’i ketë lënë të pakënaqur te Xhenoa, ku presidenti i saj, Alberto Zangrillo pas ndeshjes deklaroi se Menja kishte bërë një ndërhyrje “vrasëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat