Albion Rrahmani humb vitin, mësohet se sa do të mungojë

Futboll

Albion Rrahmani humb vitin, mësohet se sa do të mungojë

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 15:38
Albion Rrahmani

Albion Rrahmani nuk do të jetë në gjendje që të luajë më për këtë vit.

Ndeshja e tij e parë si titullar me Kombëtaren e Kosovës po del të jetë e fundit e tij për këtë vit. Sulmuesi pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Andorrës.

23-vjeçari do t’i nënshtrohet operacionit të hënën.

Rrahmani pësoi frakturë të fibulës dhe këputje të ligamenteve në kyçin e këmbës së djathtë.

Padyshim se ky është një lajm i keq edhe për Rapidin e Bukureshtit, pasi ish-sulmuesi i Ballkanit po kalonte formë të lartën në elitën e futbollit në Rumani.

Pas gjashtë paraqitjeve, reprezentuesi i Kosovës shënoi gjashtë gola dhe shtoi dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat