Allegri: Fagioli kthehet më i fortë

Futboll

Allegri: Fagioli kthehet më i fortë

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 13:19
Allegri

Juventus luan ndeshjen e radhës në kampionat, të dielën në mbrëmje ndaj Milanit në San Siro.

Trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri foli në konferencë për shtyp për sfidën me kuqezinjtë teksa theksoi edhe njëherë se Nicolo Fagioli duhet mbështetur në këtë periudhë të vështirë pas pezullimit shtatëmujor prej basteve të vendosura në platforma të jashtëligjshme.

“Sa i përket çështjes së Fagiolit, klubi ka folur qartë dhe unë jam në të njëjtën linjë.

Nuk është një moment i lehtë për të, por e di që të gjithë jemi me të dhe e mbështesim.

Duhet ta shfrytëzojë këtë periudhën e pezullimit dhe të punojë më shumë që të jetë gati kur të rikthehet.

Favorit për titullin? Është normale që drejtuesit e Inter apo Milan ta shohin Juventusin favorite, por nuk jemi ne dhe këtë nuk e them për të hequr presionin nga skuadra.

Objektivi i Juventus është të grumbullojë sa më shumë pikë dhe të jetë gati për të luftuar në muajin maj. Le ta shijojmë këtë ndeshjen me Milanin, jam kurioz ta shoh skuadrën përballë kuqezinjve që së bashku me Interin dhe Napolin janë favoritë për titullin”, u shpreh Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat