​Brazili i jep ultimatum Ancelottit

Futboll

​Brazili i jep ultimatum Ancelottit

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 14:59
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti thuhet se ka kohë deri në natën e Vitin e Ri për të dhënë aprovimin e tij për tu bërë trajneri i ri i Brazilit.

Vazhdimisht thuhet se Ancelotti pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu”, për ta nisur një aventurë të re si punën e trajnerit të një kombëtareje, raporton KosovaPress.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Endaldo Rodrgues ka sugjeruar në muajin korrik që Ancelotti do të merr detyrën e trajnerit të Kombëtares së Brazilit, para se të nis Kupa e Amerikës në qershorin e vitit 2024.

Sidoqoftë, ende asgjë nuk është nënshkruar zyrtarisht ose konfirmuar që Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit.

“Cadena Cope” tani ka bërë të ditur se pritet që italiani 64 vjeçar të largohet nga Reali në fund të këtij sezoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat