Trajneri legjendar largohet papritur nga futbolli

Futboll

Trajneri legjendar largohet papritur nga futbolli

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 15:08
Lucescu

Trajneri i famshëm rumun, Mircea Lucescu vendosi në mënyrë të papritur t’i japë fund karrierës në moshën 78-vjeçare. Lucescu prej tre vitesh ishte në krye të Dynamo Kyev në Ukrainë dhe pas disfatës së fundit ndaj Shakhtar Donetsk, theksoi se do të tërhiqej përfundimisht nga futbolli. Rumuni që ka një karrierë mjaft të pasur u shpreh se nuk mund të vazhdoj më kur sheh stadiume bosh si pasojë e luftës.

“Kjo ishte ndeshja ime e fundit. Në 15-vitet e fundit i kam dhënë gjithçka kam mundur futbollit ukrainas.

Por, kështu nuk mund të vazhdohet përpara, lufta, stadiumet e boshatisura, minutat e heshtjes para sfidave. Dynamo Kiev do të ketë një të ardhme shumë të bukur, por unë nuk do të jem pjesë e tyre. I uroj paqe dhe shëndet të gjithëve”, u shpreh Lucescu.

Në karrierën e tij, Lucescu ka drejtuar në Itali, Pisën, Brescian, Reggianën dhe Inter ndërsa ka pasur eksperienca me kombëtaren e Rumanisë e Turqisë.

Të tjera skuadra në nivel klubesh që u drejtuan nga Lucesku janë Corvinul Hunedoara (aty ku nisi karrierën), Dinamo Bukurest, Rapid Bukurest, Galatasaray, Besiktas, Shakhtar Donetsk, Zenit dhe së fundmi, Dynamo Kiev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat