Statistikat flasin në favor të “Djemve të Detit”

Futboll

Statistikat flasin në favor të “Djemve të Detit”

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 12:30
Teuta

Erzeni dhe Teuta do të përballen për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superiores. Derbi i Durrësit do të luhet ditën e sotme dhe do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia” duke nisur nga ora 13:30.

Një ndeshje që 3 pikët janë detyrim për të dyje ekipet duke parë momentin e vështirë që po kalojnë. Teuta ndodhet në vendin e fundit me 15 pikë, ndërsa Erzeni në të parafundit me 2 pikë më shumë se “Djemtë e Detit”.

Edhe pse është më poshtë në renditje, Teuta ka statistika pozitive përballë shijakasve.

Në 13 ndeshje të zhvilluara mes tyre, Teuta ka triumfuar në 6 prej tyre. Erzeni në krahun tjetër ka fituar 4, ndërsa 3 sfidat kanë përfunduar në barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat