Xhaka pyetet se kush duhet të jetë asistent në Kombëtaren e Zvicrës, e tregon emrin

Futboll

Xhaka pyetet se kush duhet të jetë asistent në Kombëtaren e Zvicrës, e tregon emrin

Më: 12 janar 2024 Në ora: 11:46
Granit Xhaka

Federata Zvicerane e Futbollit është në kërkim të një asistenti për kombëtaren pas largimit të Vincent Cavin. 

Kombëtarja po kërkon një asistent para se të fillojnë ndeshjet për Kampionatin Evropian dhe kapiteni Granit Xhaka ka porpozuar Stephan Lichtsteiner si njeriun kyç për këtë pozitë.

“Sigurisht që do të ishte një avantazh nëse dikush me përvojë në nivelin më të lartë mund të na bashkohej. Një ish-lojtar që e di saktësisht se çfarë po ndodh brenda dhe jashtë një kombëtareje. Dikush me veshë dhe sy të hapur, që komunikon, i cili mund të jetë një person shtesë kontaktues kompetent për lojtarët – dikush që gjithashtu na korrigjon nëse diçka nuk shkon”, thotë Xhaka në një intervistë për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.

Xhaka thotë se Stephan Lichtsteiner do të plotësonte kërkesat:

“Ai do të ishte një zgjidhje e shkëlqyer për ekipin tonë. Ai e di se si të fitojë dhe çfarë duhet për të qenë i suksesshëm”, tha ai.

Lojtari kryesor nga lideri i Bundesligës, Bayer Leverkusen, Xhaka tha se pse të mos jetë Lichtsteiner asistent në Kombëtaren Zvicerane.

“Steph gëzon reputacionin më të lartë brenda dhe jashtë vendit, ai është plotësisht i respektuar kudo. Eksperiencën e parë si trajner aktualisht po e merr në Bazel. Pra, pse jo”, tha Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat