Struga Trim Lum nis me fitore ndeshjet kontrolluese

Futboll

Struga Trim Lum nis me fitore ndeshjet kontrolluese

Më: 18 janar 2024 Në ora: 16:05
Pamje nga ndeshja

Struga Trim Lum ka regjistruar fitore në ndeshjen e parë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, duke mundur Karaormanin me rezultatin 4:1.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit në Strugë, ndërsa trajneri Shpëtim Duro pati mundësinë të shoh formën e skuadrës para nisjes për në Antalia të Turqisë, aty ku do të zhvillojmë edhe 4 ndeshje kontrolluese me kundërshtarë të huaj.

Në element në takimin e sotëm te skuadra kampione në fuqi dolën të jenë sulmuesit, Besart Ibraimi, Senad Jaroviç, Bassirou Compaore dhe Mentor Mazrekaj, që shënuan të gjithë 4 golat, 3 prej të cilëve që në pjesën e parë, që u mbyll me shifrat 3:0.

Golin e vetëm për Karaormanin e realizoi Pereski gjatë pjesës së dytë, kur edhe vendosi rezultatin final të këtij takimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat