Lloci: Jam shumë i lumtur, është momenti më i mirë

Futboll

Lloci: Jam shumë i lumtur, është momenti më i mirë

Më: 19 janar 2024 Në ora: 21:28
Lloci - majtas

Matias Lloci ka shënuar sot dy gola në ndeshjen që Teuta barazoi me Tiranë duke bërë një debutim mëse të suksesshëm me skuadrën durrsake.

Lojtari ka kaluar disa muaj në vendin tonë duke qenë në provë fillimisht te Vllaznia e më pas te Kukësi, por në fund firmosi me durrsakët.

“Jam 23 vjeç, babai im është nga Berati, mami është belge. Kam jetuar 6 vjeç në Greqi e pastaj në Belgjikë.

Jam shumë i lumtur për debutimin sot, është momenti më i mirë dhe jam shumë i lumtur.

Cili ishte më i bukur? Goli i parë.

Durrësi më pëlqen shumë. Pas Beratit, Durrësi është qyteti më i mirë”, tha mesfushori i afruar pak ditë më parë nga skuadra durrsake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat