Chelsea tani kryen goditje edhe te ekipi i femrave

Futboll

Chelsea tani kryen goditje edhe te ekipi i femrave

Më: 26 janar 2024 Në ora: 18:53
Mayra Ramirez

Duket sikur Chelsea ne merkato e ka nje lufte personale me klubet e tjera dhe sikur te mos mjaftonte merkato mbi 1 mld euro per meshkuj, tani ka nisur edhe nga ekipi i femrave pasi sot ka kompletuar transferimin e sulmueses Mayra Ramirez nga Levante, me klubin spanjoll që tashmë ka konfirmuar se lodinezët kanë paguar një shifër rekord.

Marrëveshja mes dy klubeve thuhet se u mbyll për shumën e 450 mijë eurove ndërsa 50 mijë euro të tjera do të paguhen në formë të bonuseve.

Rekordi paraprak në futbollin e femrave mbahej nga Keira Walsh, e cila u transferua nga Manchester City tek Barcelona në një marrëveshje prej 400 mijë eurosh, që shkoi deri në 470 mijë me bonuse.

24-vjeçarja ka 30 paraqitje me Kolumbinë në nivel ndërkombëtar dhe i bashkohet “Bluve të Londrës” për të zëvendësuar yllin e tyre Sam Kerr, e cila po vuan nga një lëndim i ligamentit ACL.

“Unë jam shumë e nderuar që jam bërë pjesë e Chelseat. Të jem pjesë e një klubi kaq të madh është një ëndërr e bërë realitet dhe që e kisha që prej se isha e vogël”, ka thënë Ramirez për uebsajtin zyrtar të klubit. Ramirez ka shënuar 20 gola në 34 paraqitje në Liga F për Levanten, ndërsa ka edhe pesë gola të shënuar me Kolumbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat