Arsenali përfshin në skuadër Timberin e lënduar për Ligën e Kampionëve

Futboll

Arsenali përfshin në skuadër Timberin e lënduar për Ligën e Kampionëve

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 19:23
Jurrien Timber

Arsenalit i është dhënë një shtysë pasi Jurrien Timber është konsideruar mjaftueshëm i aftë për t’u futur në skuadrën e tyre për Ligën e Kampionëve për pjesën tjetër të sezonit.

Qendërmbrojtësi holandez ka munguar që kur pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në debutimin e tij në Premierligë.

22-vjeçari mund të rikthehet në të ardhmen e afërt pasi “Topçinjtë” e kanë bërë atë të kualifikuar për Ligën e Kampionëve, raporton “Football.London”.

Në listë janë edhe yjet e tjerë të lënduar Thomas Partey, Fabio Vieira dhe Gabriel Jesus.

Skuadra e Mikel Artetës do të përballet me Porton në 1/16 e Ligës së Kampionëve pasi ka përfunduar në krye të grupit përpara PSV-së. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 21 shkurt, por ende nuk dihet nëse Timberi do të jetë i aftë për të luajtur në ndeshjen në Portugali.

Arsenali nënshkroi holandezin nga Ajaxi në një marrëveshje me vlerë 40 milionë funte.

Ai ishte lënduar në fund të pjesës së parë të paraqitjes së tij të parë në ligë dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni në gju përpara se të fillonte rikuperimin e tij të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat