Josa pas barazimit me Dinamon: Ja çfarë na mungoi sot

Futboll

Josa pas barazimit me Dinamon: Ja çfarë na mungoi sot

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 16:05
Josa

Laçi barazoi në shtëpi me Dinamon me rezultatin 1-1.

Trajneri i kurbinasve Mirel Josa e kishte me lojtarët e tij, nga të cilët kërkoi të kishin më shumë qetësi në menaxhimin e lojës.

“Në përgjithësi jam i kënaqur nga loja, jo nga rezultati. Nga mënyra se si e kërkuam, nga mënyra se si reaguam mbas shokut që pësuam te goli i Dinamos. Duhet të ishim më të qetë në qarkullimin e topit në mesfushë. Mendoj që loja nuk iu përgjigj rezultatit. Fundja e fundit kur je në disavantazh dhe barazon rezultatin, duhet të kishim qetësinë e duhur në pasim, kur merrnim topin në qendër. Këto ishin gjërat që na munguan sot.

Kishim një farë nxitimi, një farë tensioni në lojë, sidomos kur pësuam golin. Por pozitive është që ishte një Dinamo që shkoi dy herë në portën tonë dhe shënoi një gol. Mund të them që skuadra duhet të kishte qenë më e qetë, sidomos në teknikën individuale.

Sidomos kur bënim sulmet e organizuara nga mbrapa, nga mesfushorët e qendrës, në pjesën e dytë duhet të ishim më të qetë në pasim. Futëm një qendërsulmues në krahun e djathtë që t’i bënte të dyja rolet, sepse Myrta shkoi në qetësimin e lojës dhe në mënyrën se si duhet të dilnim në sulm. Kishim mundësinë me dy goditje standarde, që mund ta mbyllnim sfidën.

Kristian? Ai është një djalë i ri që ka dëshirë të punojë. Për momentin këto ishin alternativat tona. Nuk ishte problemi te një lojtar, por te të gjithë. Qato me Ujkën duhet ta merrnin më me qetësi dhe të mos e deklaronin veten te zona kundërshtare.

Gjithsecili lojtar ka rolin e tij në skuadër. Në momentin që vjet ka qenë Bibo, sivjet janë Tresa, Barjamaj. Nuk është problemi te një lojtar këtu, është te qetësia që krijuam.

Europa? Ne na duhen pikët, sepse ato na japin përparësi për të luajtur qoftë në kampionat, qoftë në Kupë.

Po krijohet një ngërç, sepse kemi barazuar tre ndeshje në fushën tonë. duhet ta kërkojmë te vetja jonë, duhet të jemi më të qetë. Skuadra po krijon, ka volum loja. Ne duhet të shohim që nëpërmjet ndeshjeve, qoftë Kupës, qoftë kampionatit duhet të krijojmë qetësi për ndeshjen e radhës”, tha Josa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat