Publikohen formacionet zyrtare të Inter - Atletiko Madrid

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Inter - Atletiko Madrid

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 20:03
Formacionet

Ndeshja e sotme mes Interit dhe Atletiko Madrid është ndër më të ethshmet e kësaj faze në Ligën e Kampioneve.

Zikaltrit janë padyshim në një formë të shkëlqyer në këto momente, por skuadra e Simeones vjen si një fituese grupi dhe me ambicie për të vazhduar më tej.

Në ndeshjen e sotme në “San Siro”, Inzagi i ka besuar atij që tashmë cilësohet formacioni tip, me Pavard në rreshtim dhe me Darmian e Dimarkon nga krahët, në mbështetje të dyshes Lautaro Martinez-Turam përpara.

Ndërsa nga ana tjetër, Atletiko vjen me probleme në fazën e sulmit, ku Morata për shkak dëmtimi e nis ndeshjen nga stoli, duke i bërë vend Markos Jorente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat