Martinez beson shumë

Futboll

Martinez beson shumë

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:09
Skuadra e Interit

“Zikaltërit” e Inter zhvilluan një ndeshje të madhe, mbrëmjen e së martës, që sapo lamë pas, teksa në “mitikun” e Milanos, “Giuseppe Meazza” mposhtën me rezultatin minimal, 1:0,

Goli i fitores erdhi në prag-fundi, të pjesës së dytë, ku pas disa rasteve të pastra shënimi, sulmuesit austriak, Marko Arnautoviq dërgoi topin në rrjetën e Oblak, goli i cili ka lumturuar të gjithë lojtarët e në veçanti kapitenin Lautaro Martinez, i cili për mediat pas ndeshjes, përvec se foli për fitoren u shpreh shumë i lumtur për golin e “partnerit” të tij, në sulm.

“Ai është një djalë që stërvitet në maksimum, që ka pasur një karrierë të shkëlqyer, që ndihmon shumë.

Ai e meritoi golin dhe unë jam shumë i lumtur për të”,- u shpreh lideri i “Zikaltërve”, i cili mund të thuhet me plot gojën, se ishte iniciatori i golit të vetëm ndaj Atletico Madrid, pavarsisht se topin në rrjetë e çoi austriaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat