Tare: Inzaghi ka diçka më shumë si Guardiola

Futboll

Tare: Inzaghi ka diçka më shumë si Guardiola

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 15:33
Inzaghi

Ish-drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, foli për Radio Deejay në lidhje me Interin dhe Simone Inzaghin:

“Që në kohën që ishte lojtar mund të shikoje diçka të veçantë, e njëjta gjë mund të thuhet për Guardiolën: ata kishin diçka më shumë.

“Simone nuk ta mbush mendjen në pamje të parë, por në realitet është shumë i thellë dhe kujdeset për çdo detaj të vogël, e nis nga minuta e parë e mëngjesit deri në fund të mbrëmjes dhe kujdeset për gjithçka me obsesion.

“Ai ka diçka më shumë se të tjerët në krijimin e një marrëdhënieje me ekipin dhe në nivel individual. Ai dhe Pippo kanë një mënyrë shumë të ngjashme të të menduarit”.

Për dominimin e zikaltërve në kampionat thotë:

“Kampionati thotë qartë se Interi është më i forti në bazë të asaj që ka treguar. Mendoj se e dyta është Juventus, ata janë të fortë: prisja diçka më shumë duke mos pasur kompeticione europiane, ata mund t’i kishin përgatitur ndeshjet më mirë, por mbeten një skuadër e rëndësishme si Milan.

“Por ajo që po bën Bologna është një surprizë e bukur, të bën vërtet të lumtur të shohësh se si luajnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat