Bayern planifikon transferimet e verës

Futboll

Bayern planifikon transferimet e verës

Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 11:13
Bayern Munih

“Bavarezët” e Bayern Munih po kalojnë padyshim sezonin e tyre më të keq, të paktën të këtyre 10 viteve të fundit, teksa pasi humbi Supërkupën e Gjermanisë, është eleminuar nga Kupa e Gjermanisë,

DFB Pokal, është me “një këmbë” jashtë UEFA Champions League dhe në kampionat ndodhet në vendin e 2-të, 8 pikë pas “Aspirinave” të Bayer Leverkusen.

Në të tilla rrethana, klubi po mendon lëvizje të mëdha në merkaton e verës, ku objektivi kryesor është gjetja e një qendërmbrojtësi lider, lojtar që mungon te “Bavarezët”, i cili mungon që prej largimit, të austriakut, David Alaba, me të ardhurit, Upamecano, Kim Min-Jae e De Ligt, që nuk bindin as drejtuesit e klubit e as teknikun, Thomas Tuchel.

Përforcime nevojiten gjithashtu në mesfushë, me “liderin” e tyre, Joshua Kimmich, i cili mund të thuhet se është “i vetëm”, në qendër të fushës, ndërsa të paprekshëm deri më tani konsiderohen vetëm “bomberi” anglez, Harry Kane, “gardiani”, Manuel Neuer, “legjenda” e klubit, Thomas Muller, “fantazisti”, Jamal Musiala, si dhe Kimmich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat