Jeton Gashi ankohet në referim: I kemi shkruar FFK-së

Futboll

Jeton Gashi ankohet në referim: I kemi shkruar FFK-së

Nga: K. G. Më: 2 mars 2024 Në ora: 22:24
Jeton Gashi

Presidenti i klubit të futbollit Ulpiana 1926 nga Lipjani, reagon në lidhjen me referimin në ndeshjen e sotme mes Vjosës dhe Ulpianës, në kuadër të javës së 17-të të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.

Vjosa e fitoi sfidën me rezultat 4:2 ndaj Ulpianës.

Cila është arsyeja e reagimit nga ana e Gashit?  

“Siç e kemi pritur, Qëndrim Vata edhe kësaj radhe ishte protagonisti kryesor në ndeshjen FC Vjosa - KF Ulpiana

Për referin në fjalë i kemi shkruar e-mail zyrtarisht Federatës së Futbollit të Kosovës, ku kemi kërkuar që të ndërroj referin Qëndrim Vata pasi që e kemi ditur se si vepron po i njëjti refer.

Referi Qëndrim Vata ishte protagonisti kryesor i  ndeshjes së sotme, ku edhe i dha epilog kësaj ndeshje, ku me theks të veçantë po i ceki këto dy raste:

1. Rasti kur sulmohet portierit Albin Tershana nga 3 lojtarë, dhe vetëm 1 lojtarë nga FC Vjosa ndëshkohet me karton të kuq. Vlen të theksohet që portieri Tershana është lënduar rëndë në krahëror dhe qafë nga sulmi i 3 lojtarëve të FC Vjosa.

2. Rasti kur ndëshkohet me kartonin e dytë të verdh lojtari Lavdim Grainca pa asnjë arsye, vetëm që të barazohet me lojtarë me FC Vjosa”, reagon Jeton Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat