Roten: Ja përse Mbappe nuk bën publik transferimin në Madrid

Futboll

Roten: Ja përse Mbappe nuk bën publik transferimin në Madrid

Më: 24 mars 2024 Në ora: 11:36
Xherom Roten

Xherom Roten ka një ide të vetën përse Kilian Mbape nuk tregon që tani se ka firmosur me Realin e Madridit.

Ish-lojtari i PSG-së dhe Monakos, sot opinionist i njohur i RMC Sport, ka thënë se: “Nëse them se Mbape është një lojtar i Realit mendoj se të gjithë jemi dakord se nuk po them asgjë të re.

Pë rata që pyesin se përse lojtari nuk bën public vendimin e tij unë mund të them se arsyeja qëndron pas një dueli të mundshëm mes PSG-së dhe Realit të Madridit në Champions.

Mbappe do të njoftojë të gjithë për këtë firmë vetëm në momentin kur njëra mes PSG-së dhe Realit të eliminohet nga Champions League”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat