Jo vetëm Xabi Alonso, Bayern Munich “piketon” për stolin edhe De Zerbi

Futboll

Jo vetëm Xabi Alonso, Bayern Munich “piketon” për stolin edhe De Zerbi

Më: 25 mars 2024 Në ora: 13:41
Roberto De Zerbi

Roberto De Zerbi është një nga emrat më të lakmuar për disa nga top klubet kryesore europiane dhe Bayern Munich do të duhet të ndryshojë trajner në fund të sezonit dhe do të kishte identifikuar profilin e teknikut italian.

Në Munich, lajmi i ndarjes me trajnerin aktual Tuchel në fund të sezonit tashmë është zyrtarizuar prej disa javësh dhe klubi gjerman prej disa kohësh po punon për profilin e ri në stol/ emri më i nxehtë është ai i Xabi Alonso, i cili po dominon në kampionatin gjerman me Bayer Leverkusen.

Gjithsesi, nëse gjërat me trajnerin spanjoll nuk realizohen, një nga alternativat më konkrete është De Zerbi.

Sipas “SportBild”, drejtori sportiv i klubit bavarez, Max Eberl, është një mbështetës i madh i De Zerbit. Profili i italianit është gjithashtu edhe në tryezën e Barcelonës për post-Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat