Mitaj pas humbjes me Suedinë: Rezultati nuk ishte i drejtë

Futboll

Mitaj pas humbjes me Suedinë: Rezultati nuk ishte i drejtë

Më: 25 mars 2024 Në ora: 21:28
Mario Mitaj

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj ka folur pas humbjes me Suedinë teksa u shpreh që rezultati nuk ishte i drejtë. Ndër të tjera, ai foli edhe për lajmet që qarkullojnë për një interesim të Juventusit.

“Ishte një ndeshje shumë e mirë për ne, pavrësisht rezultatit se nuk ishte i drejtë.

Mund të kishim marrë më shumë, por jam i kënaqur me paraqitje që bëri skuadra.

Unë bëj në fushë atë që më kërkon trajneri, nuk është se nuk dal, por kur më thotë të fokusohem tek ana difensive, sot dola dy tre herë.

Unë thjesht e dija që do të vijnë skuatë nga Juventusi, por nuk kam pasur ndonjë lajmërim tjetër.

Thjesht dua të luaj futboll të kënaqshëm, gjërat e tjera janë jashtë fushës dhe s’kam çfarë të them më shumë për këtë gjë”, deklaroi ai për “Super Sport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat