Gruda shkëlqen te Gjermania U-21

Futboll

Gruda shkëlqen te Gjermania U-21

Më: 27 mars 2024 Në ora: 13:25
Brajan Gruda

Brajan Gruda ka shkëlqyer te Gjermania U-21.

Futbollisti shqiptar ka shënuar gol në përballjen e pancerave kundër Israelit, në ndeshjen e fituar në shifrat 2-0. Në minutën e 14 të takimit, Gruda do të shënonte golin e parë.

Ndërkohë në të 56, Rohl do të mbyllte historinë e takimit.

Vlen për t’u theksuar se Gruda ka dhënë një paraqitje fantastike, ndërsa Silvinjo ka bërë maksimumin për ta marrë këtë futbollist te Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat