120 milionë euro në tavolinën e klubit italian

Futboll

120 milionë euro në tavolinën e klubit italian

Më: 11 prill 2024 Në ora: 12:18
Osimhen

Një sulmues shkon, një sulmues qëndron.

Skenari për të ardhmen e çiftit Osimhen-Kvaratskhelia ishte i qartë prej disa kohësh, por ka ardhur konfirmimi nga Napoli për shitjen e nigerianit me qëllim që talenti gjeorgjian të qëndrojë në skuadër.

Është logjike që plaqnet e ardhshme të klubit italian varen kryesisht nga trajneri i ardhshëm, me De Laurentiis që shpreson se do të jetë Antonio Conte, nga ana tjetër nuk është mister që nigeriani do të thotë lamtumirë në fund të sezonit.

Sipas “Il Mattino”, marrëveshja me PSG për 120 milionë euro për shërbimet e Victor Osimhen duket shumë afër. Marrëdhëniet e mira mes presidentit të Napolit dhe Al Khelaiffi kanë lënë pezull një marrëveshje për të cilën është folur që nga vera e kaluar.

Duket se PSG ka pranuar të paguajë klauzolën prej 120 milionë eurosh të sulmuesit nigerian. Sipas medias italiane në fjalë, Osimhen do të fitojë mbi 13 milionë euro për 4 sezone dhe do të menaxhojë vetë të drejtat e imazhit. Nga momenti në moment pritet edhe një takim mes palës nigeriane dhe klubit francez për kushtet personale të lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat