Nesër nisja në Austri, miqësoret në Hungari

Futboll

Nesër nisja në Austri, miqësoret në Hungari

Më: 30 maj 2024 Në ora: 16:18
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për Europianin e Gjermanisë, teksa dje ka zhvilluar stërvitjen e parë, ndërsa ekipi do të niset ditën e nesër me drejt Austrisë.

Kuqezinjtë do të vendosen në Grac, aty ku në një nga komplekset sportivë të qytetit, do të zhvillojnë fazën përgatitore e cila do të zgjasë një javë.

Mes fazës, janë përcaktuar edhe dy takime miqësore, me Lihtenshtejnin më 3 qershor dhe Azerbajxhanin më 7 qershor. Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në Haladas, Hungari, vend i cili është larg 1 orë e gjysmë nga Austria.

Pas ndeshjes së fundit miqësore me Azerbajxhanin, Silvinjo duhet të dorëzojë edhe listën përfundimtare të lojtarëve për në Europia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat