Struga Trim Lum përforcohet me portierin e Zhelezniçarit

Futboll

Struga Trim Lum përforcohet me portierin e Zhelezniçarit

Më: 6 qershor 2024 Në ora: 18:24
Pamje nga nënshkrimi

Dujmoviç vjen nga radhët e skuadrës së njohur boshnjake të Zhelezniçari te Struga Trim Lum, ndërsa i njëjti gjithashtu kishte bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur në Turqi, Serbi dhe Rumani.

Vlen të theksohet se ai ka qenë gjithashtu edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Bosnje e Hercegovinës….

"Përforcimin e skuadrës për sezonin e ri e nisim nga porta. Filip Dujmoviç është gardiani i ri, me të cilin skuadra jonë ka nënshkruar kontratë dy vjeçare.

Dujmoviç vjen nga radhët e skuadrës së njohur boshnjake të Zheljezniçar, nga e cila skuadër në vitin 2018-të kishte bërë transferimin e parë jashtë vendlindjes së tij, duke u bashkuar me ekipin U21 të Adana Demirspor nga Turqia.

Pas një viti e gjysmë i njëjti sërish u rikthye në Bosnje, duke nënshkruar me Mladost Kakanj, ndërsa gjithashtu kishte bërë karrierë edhe në Serbi (Spartak, Radniçki Nish) dhe Rumani (FC Dinamo).

Dujmoviç është i gjatë 191 cm, ndërsa i njëjti pritet të ngrit konkurrencën në skuadër, kur është në pyetje porta.

Vlen të theksohet se ai ka qenë gjithashtu edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Bosnje e Hercegovinës", njofton FC Struga Trim Lum,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat