Martinez: Ja pse është i domosdoshëm për ne

Futboll

Martinez: Ja pse është i domosdoshëm për ne

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 19:04
Ronaldo

Cila është dhuntia më e madhe e Cristiano Ronaldos?

Çfarë e formoi atë në kampion që ishte gjatë gjithë karrierës së tij të lavdishme dhe që vazhdon të luajë për ekipin e tij kombëtar.

Në përpjekje për të shpjeguar veçantinë e CR7 për ata që nuk mund ta përjetojnë atë në baza ditore, trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez ka ringjallur një anekdotë për ish-lojtarin e Real Madrid, tani te Al-Nassr.

“Ai do të bënte gjithçka për suksesin.

Për veten, por edhe për shokët e tij”, komentoi trajneri spanjoll.

Duke kaluar në anekdotën kurioze për ndeshjen e tij të 200-të ndërkombëtare në 2023, Martinez tha:

“E pyeta nëse ky moment historik i interesonte atij. Ai u përgjigj: ‘250 më interesojnë mua!’. Kjo ambicie, kjo vendosmëri, është kjo që e karakterizon Cristianon. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për të”.

Ai është “plani A, B, C, D dhe i gjithë alfabeti”, përgjigja e mbledhur nga A Bola ndaj pyetjeve të gazetarëve që vënë në dyshim aktivizimin e 39-vjeçarit si titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat