Balliu për mediumin e njohur spanjoll: Gjë e mirë që Shqipëria të cilësohet si jo favorite

Futboll

Balliu për mediumin e njohur spanjoll: Gjë e mirë që Shqipëria të cilësohet si jo favorite

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 18:41
Shqipëria

Ivan Balliu u ndal në La Pizarra de Quintana në Radio MARCA këtë të mërkurë, me 12 qershor, për të folur për debutimin e tij me kombëtaren shqiptare në këtë Euro 2024 dhe gjithë procesin që kaloi për të qenë futbollist ndërkombëtar me ekipin shqiptar.

Sa për entuziazmin, je mirë. Po nervoz, je?

Balliu: Nervoz, ende jo, sepse jemi larg gjithçkaje, por të premten do të stërvitemi në stadiumin e Dortmundit dhe atje do të jemi pak nervozë. Është hera e dytë që shkojmë në Europian dhe po shkojmë në formë."

Të qenit në listën e Shqipërisë ishte një sfidë profesionale... Si u thërrite nga kombëtarja?

Balliu: "Po, është e vërtetë që në Europianin e parë (2016) nuk e kisha marrë ende pasaportën time shqiptare dhe pikërisht për këtë e shoh si një mundësi e dalë.

Po luaja në Francë kur mora kërkesën, sepse mbiemri Balliu është shumë i përhapur në Shqipëri.

Më kontaktuan dhe me ndihmën e tyre filluam të kërkonim dokumentacionin që të bëhesha lojtar ndërkombëtar. Nuk do të gënjej, ishte e vështirë të mblidhja gjithçka, por ndihmën e federatës, gjithçka u bë më e lehtë."

Si e ke përjetuar përvojën e të qenit ndërkombëtar?

Balliu: "Shumë mirë. Që kur kam ardhur, niveli i gjithçkaje ka ndryshuar: qyteti sportiv, lojtarët... Dhe niveli i ekipit po rritet shumë dhe pas pak vitesh do të jemi Kroacia tipike, ose një vendi i tillë.

Ky është objektivi. Kemi lojtarë shumë të rinj, në skuadra shumë të mira, shumica e tyre në Serinë A italiane dhe pas 3, 4 vitesh do të jenë në ekipe të mëdha."

Çfarë do të thotë për ty, si mbrojtës krahu, që skuadra shqiptare të drejtohet nga dy persona që e njohin shumë mirë atë pozicion, si Silvinjo dhe Zabaleta?

Balliu: (Qesh) Nuk e di këtë fatin që kam me mbrojtësit e krahut, sepse kam pasur edhe Iraolën, kam debutuar me Panuçin... Kam gjithmonë pak më shumë presion, por në fund të japin pikëpamjet e tyre dhe t'i bëjnë gjërat më të lehtë.

Si e vlerëson faktin që Shqipëria cilësohet si 'Hirushja' e grupit B të këtij Europiani?

Balliu: "Është e qartë që të tre kundërshtarët tanë i quajnë të marra pikët tona, por ne do të luftojmë. Do të përpiqemi të jemi të fortë në mbrojtje dhe të kalojmë pak më shumë në kundërsulm.

Mund të jetë gjë mirë që Shqipëria të cilësohet si jofavorite në këtë Europian.

Në fakt, si spanjollë nuk do të donim të rrezikonim ditën e fundit ndaj Shqipërisë.

Balliu: "Edhe unë shpresoj që Spanja të vijë e kualifikuar në ndeshjen tonë, të bëjë pak rotacion, të vijë pak më e qetë e të na lërë të fitojmë diçka, fundja të dalim edhe në vend të tretë, që të kualifikohemi".

Dhe a mund ta imagjinosh një duel Niko Uilliams-Balliu atë ditë?

Balliu: E njoh mirë... Dy krahët e Spanjës janë të jashtëzakonshëm, duhet të mos i lësh të marrin frymë që të marrin sa më pak topa. Shpresoj që Spanja t'i bëjë detyrat e shtëpisë dhe ne të përballemi me dikë tjetër.

A ka ndonjë anësor të La Liga-s që t'i ka bërë gjithmonë gjërat të vështira?

Balliu: Ky profil lojtarësh është shumë i vështirë: Niko, Vinicius... Ti e di që edhe nëse jeni duke e fituar ndeshjen për 80 minuta, ata kanë një personalitet të atillë që edhe nëse gjërat nuk po u shkojnë mirë, me një aksion ata të shënojnë.

Janë aq vendimtarë saqë edhe nëse duket sikur kanë bërë një ndeshje të keqe, mbeten ende lojtarë shumë të vështirë.

Por Silvinjo dhe Zabaleta po përgatisin diçka për këtë lloj sfide, apo jo?

Balliu: Për momentin po përgatitemi për ndeshjen me Italinë. Në fund të fundit, të tre skuadrat janë të ngjashme, planifikimi i ndeshjes pak a shumë do të jetë i njëjtë.

Si është një ditë normale në kampin shqiptar, teksa përgatiteni për Europianin?

Balliu: Ka shumë ndryshime me klubet për sa i përket organizimit. Më duket një botë tjetër.

Por zgjohemi, hamë mëngjes... Sot, për shembull, stërvitja është pasdite, dhe në mëngjes është mundësia për të bërë disa lëvizje me trajnerët fizikë në palestër, ose nëse jo, mund të luani pingpong, minifutboll, bilardo dhe gjithçka. Pastaj, hamë, bëjmë një sy gjumë dhe stërvitemi pasdite.

Si është të jetosh në një ekip multikulturor?

Balliu: Shumë mirë, është një kënaqësi. Kemi gjithçka këtu për t'u argëtuar dhe kemi rivalitete miqësore në bilardo ose pingpong.

A ka ndonjë lojtar shqiptar që duhet ta ndjekim nga afër e t'i shënojmë emrin?

Balliu: Më pëlqen shumë mbrojtësi i majtë, Mario (Mitaj), një lojtar shumë i mirë që luan në Rusi. Një lojtar i tipit Miguel Gutierrez, i cili luan mirë brenda.

Mendoj se nëse e largojnë nga Girona, ai mund të përshtatet. Pastaj është (Ernest) Muçi, të cilin Beshiktashi e bleu tani në Krishtlindje dhe është shumë i mirë për të luajtur brenda dhe në krah, dhe ka gjuajtje të mirë.

Do të përmendja edhe (Nedim) Bajramin, (Kristjan) Asllanin dhe (Armando) Brojën, që mendoj se është një bishë fizike me një profil të ngjashëm me Darvinin (Nunez).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat