FFK cakton datën e fillimit të edicionit të ri garues

Futboll

FFK cakton datën e fillimit të edicionit të ri garues

Më: 15 qershor 2024 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se edicioni i ri garues në futbollin e Kosovës, 2024/25, do të nisë më 10 gusht.

Do të jenë skuadrat elitare të Superligës që do të hapin perden e edicionit të ri.

Pas kësaj, në mesjavën e 14 gushtit do të nisin garat në Bon Superligën U21.

Kampionati në Ligën e Parë do të fillojë më 17 gusht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat