Shpërthen Shvajnshtaiger

Futboll

Shpërthen Shvajnshtaiger

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 21:40
Pamje nga prekja e topit me dorë

Spanja arriti një fitore dramatike ndaj Gjermanisë në shtesa, duke siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale.  

Dy kombëtaret dhuruan futboll të bukur në çerekfinalen e Euro 2024, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1:1, ndërkohë që supersfida shkoi me shtesa. 

Në pjesën e dytë të shtesës ndodhi dhe momenti më kontrovers, kur topi goditi dorën e Mark Kukurejas, pas një gjuajtje nga Musiala brenda zonës. 

Gjyqtari Antony Tejlor nuk akordoi penallti, ndërsa as VAR-i nuk ndërhyri në këtë moment që është një nga më të diskutuarit në mediat e huaja dhe jo vetëm. 

Edhe pse topi goditi dorën e Kukurejas, e cila ishte larg trupit të tij, gjyqtari vendosi të mos jepte penallti. Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ish– mesfushori i Gjermanisë, Bastian Shvajshtajger, i cili shkurtimisht deklaroi: “

Dikush duhet të ma shpjegojë këtë vendim. Nëntë nga dhjetë herë është penallti”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat