De Vrij e bën Interin të hyjë në historinë e Kampionatit Europian!

Futboll

De Vrij e bën Interin të hyjë në historinë e Kampionatit Europian!

Më: 9 korrik 2024 Në ora: 21:16
De Vrij

De Vrij e bën Interin të hyjë në historinë e Kampionatit Europian!

Goli i Stefan De Vrij në Holandë-Turqi i lejoi kombëtares holandeze të siguronte kalimin në gjysmëfinalet e “Euro 2024” dhe klubit të tij, Interit, të hynte zyrtarisht në historinë e Kampionatit Europian.

Në fakt, me golin e De Vrij, Interi u bë skuadra e gjashtë që shënon me 5 lojtarë të ndryshëm në të njëjtin Kampionat Europian, përkatësisht me Arnautovic, Barella, Bastoni, Calhanoglu dhe mbrojtësi portokalli.

Para zikaltërve, Juventusi dhe Atalanta e kishin arritur këtë gjë më 2021, Real Madridi më 2012, Barcelona më 2000 dhe Anderlecht më 1984.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat