Emocione të papërshkrueshme

Futboll

Emocione të papërshkrueshme

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 12:42
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani padiksutim është lider i Kombëtares. Por jo vetëm kaq, pasi mesfushori është një lojtar i rëndësishëm edhe te Interit.

Pas paraqitjeve fantastike në Euro 2024 me kuqezinjtë, Asllani u nderua me çmimin “Shqiponja e Artë” nga komuna e Butit në Itali. Vend ku është rritur 22-vjeçari dhe ku hodhi hapat e parë në karrierën e tij.

Një pritje fantastike iu bë shqiptarit, i cili ka treguar në një intervistë për mediat italiane emocionet e tij. Ndër të tjera ka theksuar se gjithmonë do të vazhdojë ta thotë me krenari vendin ku hodhi hapat e parë.

“Ishte realisht shumë emocionuese të shënoja gol përpara 75 mijë tifozëve dhe mbi të gjitha në një ndeshje që po rezultonte e vështirë dhe e bllokuar për skuadrën time. Të dëgjoja brohorimën dhe ulërimën e tifozëve për mbiemrin tim ishte diçka fantastike që nuk do ta harroj gjithë jetën. Imagjinoni se çfarë ndjesie është kur shënon gol edhe për skuadrën e zemrës. Për mua ishte një ndjejë dyfish. Dua të falënderoj kryebashkiaken që më nderoi me këtë çmim. Unë gjithmonë do ta them me krenari që këtu kam hedhur hapat e parë. Jam shumë i lumtur për të gjithën këtë.

Pritja në Buti? Më pritën shumë mirë realisht. Nuk e prisja që të kishte kaq shumë njerëz për mua. Por unë vij shpesh kur kam pak kohë të lirë. E bëra kur mbaroi Europiani. Pastaj kalova 1 javë pushime me miqtë e mi. Ndihem mirë në Buti sepse jam rritur në këtë ambient.

Sekreti i formës tuaj? Unë them gjithmonë se puna është ajo që të nderon herët a vonë. E rëndësishme është që të mbash të njëjtin mentalitet për të qenë i përulur dhe i respektueshëm me personat e tjerë. Vetëm këto gjëra që ndihmojnë që të bësh rrugë të gjatë në karrierë dhe në jetë”, ka theksuar Asllani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat