Llapi sfidon Brondbyn në Danimarkë

Futboll

Llapi sfidon Brondbyn në Danimarkë

Më: 25 korrik 2024 Në ora: 18:52
Llapi

Llapi sfidon Brondbyn në Danimarkë!

Llapi  i Podujevës sfidon danezët e Brondbyt në sfidën e parë të turit të dytë të Conference League, teksa ndeshja transmetohet në ekranin e SuperSport 3, nga ora 19:00.

Skuadra nga Kosova, e cila u eliminua në turin e parë të Europa Leagues nga polakët e Wisla Krakovës, ishte sërish e pafat në short, duke gjetur përballë një emër të madh të futbollit danez, ndaj të cilit vështirësia pritet të jetë shumë e madhe.

Trajneri Batatina ka ndarë mendjen për formacionin me të cilin do të sfidojë Brondbyn në ndeshjen e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat